Serie A

Ausilio komenton rinovimin e Icardit dhe zërat mbi Asamoah

Pak minuta para fillimit të sfidës Inter-Benevento, Drejtori Sportiv i zikaltërve foli për situatën e vështirë që po kalon skuadra në 10 javët e fundit.

“Është e vërtetë, që situate nuk është aspak e mirë, por dua të theksoj se të gjithë te Interi jemi të bashkuar për të kaluar këtë situatë. Lojtarët janë stërvitur të bashkuar dhe ne drejtuesit u kemi qëndruar pranë, për të kaluar këtë moment”, tha Ausilio.

Wanda Nara ka deklaruar se për Icardin interesohen disa skuadra, mes të cilave edhe 2 big europianë. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se Interi po negocion edhe me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Asamoah, kontrata e të cilit me bardhezinjtë përfundon në fund të sezonit.

“Me Icardin dhe Wandën jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Normalisht që çdo gjë duam ta bëjmë në heshtje, sepse sa më shumë bujë, aq më shumë komplikohet situate. Asamoah është një lojtar i Juventusit dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarë të skuadrave të tjera”, deklaroi Ausilio.

Interi për herë të parë që nga fillimi i kampionatit përfundoi jashtë zonës Champions, por duket se Ausilio nuk është i shqetësuar për momentin.

“Të gjithë e dimë që po kalojmë një moment negative, por unë kam besim te skuadra dhe Spalletti. Të gjithë bashkë besoj se do t’ia dalim të realizojmë objektivin”, deklaroi Ausilio.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency