Futboll

Shkëndija shans të ‘vrasë’ kampionatin maqedonas

Shkëndija e Tetovës do të zbresë në fushë sot në orën 14:00, ku do të përballet në shtëpi me skuadrën nga Strumica, Akademija Pandev. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani kryeson renditjen e kampionatit maqedonas me 8 pikë distancë nga Vardari ndjekës, i cili luajti dje dhe humbi përballë Rabotnickit.

Pikërisht për këtë arsye, kuqezinjtë do të kërkojnë me patjetër marrjen e 3-pikëve, për të çuar në 11 pikë distancën nga Vardari dhe për t’i shkuar më pranë titullit kampion.

Krahas kampionatit, Shkëndija është shumë pranë kualifikimit edhe në gjysmë-finalet e Kupës së Maqedonisë, pasi në takimin e parë përballë Vardarit në Shkup, mori një barazim 1-1, çka e favorizon për ndeshjen e kthimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency