Dedja në “Zona Gol”: Superiorja e fortë, Lushnjës i mungonjë pikët
Shkodrani Hysen Dedja ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku foli për cilësinë që ka Superiorja, çka reflektohet me disa rezultate që quhen surprizë, siç ishte edhe fitorja e Lushnjës në “Zeqir Ymeri”.
“Nuk e prisja kampionatin kaq të fortë. Sot skuadrat shkojnë në fushat kundërshtare dhe marrin rezultat. Të gjitha janë të forta. Lushnja është skuadra e fundit, dhe më vjen keq për këtë, por në lojë diferencat nuk janë të mëdha. Diferencën e bëjnë detaje të vogla. Në përgjithësi mendoj se kemi qenë afër të gjithë skuadrave të tjera”.
Dedja shpjegoi se pse kishte vendosur të rikthehej në krye të Lushnjës pas shumë vitesh.
“U ktheva te një skuadër që kisha dëshirë të punoja. Skuadra u përgjigj, u stërvit, ka qenë korrekte, edhe pse nuk mori rezultat. Ka pasur rritje e konkurrencë, por me rezultate mbetëm aty. Matematikisht Lushnja nuk është e rënë. Ekipi arriti të fitonte edhe në Kukës. Janë një grup i familjarizuar, por nuk e shfrytëzojnë për rezultatet.”



