Trajneri bëhet për spital, shtyhet PAOK – Olimpiakos
Tjetër rast dhunë në futbollin grek, këtë herë në ndeshjen mes PAOK-ut dhe Olimpiakosit në derbin e Athinës. Sendet e forta të hedhur drejt panikës kundërshtare nga tifozët vendas kanë goditur në nofull trajnerin, Oskar Garsia, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Mediat helene raportojnë se sendi i fortë ishte I mbështjellë me një letër, për të dhënë përshtypjes që nuk kishte ndonjë rrezik, por në fakt ndodhi ajo që nuk pritej.
Trajneri Garcia është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshme ndërsa zyrtarët e ndeshjes vendosën që në këtë klimë të tensionuar takimi të shtyhej.




