Grumbullimi i Buffon në Kombëtare, përçan opinionin sportiv
Lajmi se trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biaggio do të grumbullojë portierin dhe kapitenin e Juyventusit, Buffon, sërish në mars për ndeshjet miqësore, ka përçarë opinionin sportiv.
Shumë njerëz kanë kritikuar vendimin e Di Biaggios, duke e cilësuar si kohë të shpërdoruar kot, pasi Italia ka nevojë të rinovohet sa më shpejt dhe ato 2-3 ndeshje që portieri legjendar mund të luajë, vetëm sa do të vonojnë
Ka pasur edhe nga ata që këtë veprim e kanë cilësuar si paaftësi të Italisë në tërësi, për të ndërruar faqe, në çdo fushë të jetës, jo vetëm në sport.



