La Liga

Ferrari del nga garazhi, gati të performojë

Pas gati një muaj pritjeje, ka ardhur edhe momenti i Armando Sadikut, që të tregojë veten në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është preferuar si titullar nga trajneri i Levantes, në sfidën ndaj Betisit, që do të startojë sonte në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Sadiku iu bashkua Levantes vetëm në fund të muajit janar dhe për 3 javë nuk u preferua as në stol, por javën e kaluar luajti në një miqësore, ku asistoi golin e Levantes dhe bindi trajnerin ta hedhë në fushë.

“Të më mbash mua në stol, është njësoj si të mbash një Ferrari në garazh”, u shpreh Sadiku pas largimit nga Legia për te Levante.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency