Helga Lovekaty, fansja speciale që pritet t’i sjellë fat James Rodriguez-it
Helga Lovekaty nuk e tradhton James Rodriguez-in. Modelja, këngëtarja dhe aktorja ruse, e cila po çmend rrjetet sociale me fotot e saj provokuese, nuk e fsheh simpatinë për lojtarin e Bayernit të Mynihut, i cili muaj më parë është ndarë nga bashkëshortja Daniela Ospina, me të cilën ka edhe një vajzë.

Helga ka premtuar se do të jetë një tifoze personale e kolumbianit në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndonëse në rang përfaqësuesesh Rusinë nuk e ndërron me asnjë ekip tjetër.




























