Basketboll

NBA, fitojnë të mëdhatë, Houston e Golden State vijojnë duelin në distancë

Vijon dueli në distancë mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Skuadra teksane bëri ligjin edhe në Salt Lake City përballë Utah Jazz duke fituar 96-85 me përmbysje falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të James Harden. Ylli i Rocekts me 26 pikë, 11 rebound dhe 5 asiste udhëhoqi Houstonin drejt fitores së 13-të radhazi, sukses ky që e mbajti skuadrën teksane në krye të Konferencës së Perëndimit. 3 fantastikët shfaqën nivelin e tyre më të mirë në sfidën ndaj New York Knicks me kampionët në fuqi të Golden State Warriors, që triumfuan me shifrat 125-111, duke koleksionuar suksesin e rradhës. Klay Thompson ishte më i miri mbi parket me 26 pikë të realizuara ndërkohë që Durant dhe Curry shtuan respektivisht 22 dhe 21 pikë në suksesin e Golden State. U rikthye te fitorja edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze që kryeson Konferencën e Lindjes bëri detyrën në sfidën shtëpiake ndaj Detroit Pistons takim të cilin e fitoi lehtësisht me rezultatin e thellë 123-94. Në Air Canada Center, DeMare DeRozan me 20 pikët e tij  ishte heroi i Raports. Vazhdon të fitojë Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA, nuk e ndali hovin duke koleksionuar fitoren e 3-të rresht për meritë edhe të Kyrie Irving i cili shënoi 25 pikë në sfidën ndaj Memphis Grizliess të cilën Botoni e fitoi me rezultatin 109-98. Tjetër paraqitje super e Anthony Davis i cili ishte ylli i mbrëmjes së NBA. 53 pikë, plot 18 rikuperime dhe 3 asiste ishin këto statistikat e çmendura të yllit të New Orleans Pelicans i cili udhëhoqi skuadrën nga Louissiana drejt fitores me shifrat 125-116 ndaj Phoenix Suns.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency