Milinkovic-Savic, 23-vjeçari që vlen 150 milionë euro
Sergej Milinkovic-Savic mesfushori serb i Lazios tashmë mund të konsiderohet pa frikë një top-player. Falë paraqitjeve fantastike që ka zhvilluar në këtë sezon me fanellën e skuadrës bardhekaltër, Milinkovic-Savic ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës aq sa për të në verë pritet të nisë një luftë e vërtetë mes Manchester City-it, Realit të Madridit, Paris Saint Germain dhe Manchester United. Të gjitha këto klube interesohen për talentin e Lazios i cili sot feston 23-vjetorin e lindjes. Për një mesfushor total si Milinkovic-Savic i cili pritet të shndërrohet në një nga futbollistët më të mirë në botë, presidenti i skuadrës bardhekaltër Claudio Lottito me të drejtë kërkon 150 milionë euro.



