Serie A

Icardi “humbet” Botërorin, shkaku është Wanda Nara

Icardi stërvitet me Interin dhe është gati për t’u rikthyer për derbin e së dielës me Milanin. Interi ndërkohë është duke negociuar për rinovimin e kontratës, aspak i lehtë me bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren Wanda Nara. Sabatini dhe Ausilio po punojnë pa shumë bujë për të mbajtur sulmuesin me fanellën zikaltër.

Klube të mëdha të Europës (flitet për Realin, PSG dhe Bayernin) janë në ndjekje të kapitenit zikaltër, gati për t’u hedhur në sulm, por ndërkohë nga Argjentina vijnë lajme aspak të pëlqyeshme për Icardin. Grumbullimi i tij me “La Seleccion” për Botërorin në Rusi është në rrezik serioz, madje siç bën të ditur transmetuesi Fox Sports për Argjentinën, tanimë Icardi e ka humbur Botërorin, pasi trajneri Jorge Sampaoli e ka marrë vendimin e tij.

Trajneri i Argjentinës ka vendosur ta lërë Mauro Icardin jashtë kombëtares për dy motive, në radhë të parë për rendimentin e numrit 9 të Interit me “Albicelesten”, të cilin e ka vlerësuar si negativ, dhe në radhë të dytë, por që është ndoshta dhe aspekti më i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë zgjedhje, raporti i keq i Icardit me disa nga shokët e skuadrës, që ende nuk ia kanë falur “rrëmbimin” e Wandës nga Maksi Lopez. Një dush i ftohtë për Icardin në këtë moment.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency