Merkato

Shtohen pretendentët për Fellainin, e dëshiron dhe Roma

Vendimi i Marouane Fellainit për të mos rinovuar kontratën me Manchester United duke u larguar kështu me parametër zero, ka vënë në lëvizje shumë skuadra të cilat kërkojnë të përfitojnë shërbimet e belgut gjatë merkatos së verës. Sipas mediave angleze, mesfushori ndiqet nga Inter, Juventus dhe Besiktas, që do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer 30-vjeçarin. Gjithashtu listës për kartonin e Fellainit i është shtuar së fundmi edhe Roma që e shikon futbollistin si zëvendësuesin ideal të Strootman në rast të një largimi të këtij të fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency