Hazard nuk rinovon me Chelsean, mendon për Realin e Madridit
Nën kontratë deri në 2020-ën me Chelsea, Eden Hazard duket se nuk ka aspak ndërmend të rinovojë me “Blutë e Londrës”. Me shumë mundësi e ardhmja e sulmuesit do të jetë në Spanjë, pasi belgu ëndërron transferimin te Real Madrid. Sipas mediave angleze, 27-vjeçari me shumë mundësi do të refuzojë ofertën prej 340 mijë eurosh në sezon të drejtuesve të klubit nga “Stamford Bridge” për rinovimin e kontratës, pasi pret të nisë bisedimet me drejtuesi e ekipit spanjoll për trasferimin e tij gjatë verës në skuadrën e drejtuar nga Zidane.



