Kategoria Superiore

Skënderbeun në “Tropikal” nga të ftohtët, grupi i plotë

Një ditë pas barazimit në Kukës, Skënderbeu u është kthyer sot përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit. Duke marrë parasysh kushtet atmosferike në Korçë, stafi teknik ka vendosur që të zhvillojë 2 ditë përgatitje në Durrës dhe të rikthehet në Korçë ditën e shtunë, për t’u dhënë fund përgatitjeve për takimin e së dielës ndaj Laçit.

Ekipi është grumbulluar paradite në “Tropikal Resort”, ku pjesa e lojtarëve titullarë ndaj Kukësit zhvilluan një seancë rikuperuese nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë nën drejtimin e trajnerit Daja.

Stafi teknik do të ketë grupin e plotë në dispozicion për takimin e radhës. Muzaka, Vila, Osmani janë riaftësuar plotësisht, ndërkohë që sot me grupin janë bashkuar edhe Sabjen Lilaj dhe kapiteni Orges Shehi, të cilët janë plotësisht gati për takimin e radhës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency