Futboll

Bakambu në Kinë, Villarreali fiton 90 milionë dollarë

Tjetër goditje e madhe nga merkatoja kineze e futbollit. Pas Ferreira Carrascos dhe Gaitan, që “braktisën” Atleticon e Madridit për t’iu bashkuar Dalian Yifang, vjen dhe zyrtarizimi i transferimit të Cedric Bakambu nga Villarreali te Beijing Gouan. Klubi i kinez ka zbuluar se shifra që ka paguar për 26-vjeçarin nga Kongo është plot 90 milionë dollarë. Një shumë faraonike që nuk mund të refuzohej kurrsesi nga “Nëndetësja e Verdhë”, pavarësisht rëndësisë që kishte Bakambu të kjo skuadër. Vetëm gjatë këtij sezoni, sulmuesi afrikan është ktivizuar në 15 ndeshje të La Ligas, duke shënuar 9 gola. Një mesatare e lartë për një lojtar që nuk është as Messi dhe as Ronaldo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency