Shkurtaj: Nuk ka xhelozi mes nesh, synojmë 4-shen e parë
Vasil Shkurtaj po shndërrohet në protagonist te Luftëtari me golat dhe asistet e tij. Edhe sot në Vlorë, sulmuesi shënoi golin me vlerë 3-pikëshe, në një transfertë mjaft të vështirë për gjirokastritët.
Si ndiheni me cilësimin si sulmi më i mirë i kampionatit?
Shkurtaj: Me lojtarët që kemi në ekip, është çdo gjë më e lehtë. Tani edhe unë po ambientohem edhe më shumë dhe kam filluar të shënoj dhe të jap asiste.
Çfarë mendimi keni për Superioren dhe deri ku mund të shkojë Luftëtari?
Shkurtaj:Ne kemi mundësi të arrijmë Europën dhe do të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë. Kampionati shqiptar është mjaft i mirë dhe me shumë kualitet.
A ka xhelozi mes jush dhe Abazit e Bregut, në sulm?
Shkurtaj:Jo, nuk ndjej diçka të tillë. Ne jemi shumë shokë dhe bëjmë të pamundurën për të mirën e ekipit, pa menduar për gjëra të tilla.
A mund të bënit më mirë sot?
Shkurtaj:Patjetër që po, por unë mendoj se ia dolëm të marrim maksimumin, ato 3 pikë për të cilat kishim shumë nevojë.
Cili është sulmuesi juaj i preferuar në Superiore?
Shkurtaj:Sowe i Skënderbeut është vërtetë shumë i kompletuar. Ka aftësi mjaft të mira teknike dhe di ta mbajë shumë mirë topin.



