Probleme me energjinë edhe në Zvicër, shtyhet ndeshja Basel-Zurich
Jo vetëm në Shqipëri ka ndodhur që të ndërpritet apo shtyhet një ndeshje futbolli për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Së fundi, ngjarja është përsëritur edhe në Zvicër, teksa në stadiumin e Baselit ka pasur një shkëputje të shkurtër të energjisë dhe për shkak të ndriçimit të pamjaftueshëm, sfida Basel-Zurich u shty fillimisht me 15 minuta.
E programuar për të startuar në orën 19:00, sfida nuk filloi as më 19:15, ndërsa pas rreth një ore, u mor vendimi për shtyrjen e saj në një tjetër datë.



