Premier League

Salah ‘barazon’ Kane, Liverpooli ngjitet i dyti

Liverpooli nuk ndalet në Premier League, teksa ka regjistruar fitoren e 4-t në 5 takimet e fundit. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Newcastle-t, falë golave të shënuar nga të zakonshmit, Muhamed Salah dhe Sadio Mane.

Egjiptiani vijon të tregojë formën e mrekullueshme këtë sezon, teksa me golin e sotëm ka barazuar Harry Kane në listën e golshënuesve, me 24 topa të dërguar në rrjetë. Madje Salah e mposht anglezin falë asisteve, pasi ka dhuruar 8 të tillë, kundrejt 2 të sulmuesit të Tottenhamit.

Edhe Liverpooli, me 3 pikët e marra, ka parakaluar Tottenhamin, por edhe Manchester Unitedin në renditje dhe ka shkuar përkohësisht në vendin e dytë.

Son nderon Tottenhamin, tjetër barazim për Stoke Cityn

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency