Bundesliga

Leipzig-Dortmund, barazimi i kënaq të dyja

Kryendeshja e javës së 25-të të Bundesligës, ajo mes Leipzig dhe Borusias së Dortmundit, nuk pati fitues, teksa skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me Augustin që kaloi vendasit në avantazh dhe Reus që barazoi shifrat për Dortmundin.

Sfida ishte mjaft e bukur dhe me raste, por në fund skuadrat morën nga një pikë, që i kënaq të dy palët, pasi mbeten në garë për një vend në 4-shen e parë të renditjes.

Aktualisht verdhezinjtë janë në vendin e 3-të me 42 pikë, ndërsa Leipzig në vendin e 6 me 39 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency