Premier League

Guardiola tregon planet e merkatos së City-t

Në prag të ndeshjes së Premier Leagues, përballë Chelseat, Pep Guardiola ka folur edhe për merkaton.

Trajneri spanjoll i qytetarëve, që kryesojnë bindshëm kampionatin anglez, justifikoi milionat e shpenzuara, teksa pranoi se vera e ardhshme nuk do të jetë si paraardhësja.

“Në dy vitet e fundit kemi shpenzuar shumë, për të eliminuar diferencën me skuadrat e mëdha. Tani jemi rritur shumë dhe jemi shumë më të fortë dhe konkurrues. Duke parë organikën aktuale, mund të them se këtë verë do të marrim vetëm një apo dy lojtarë, pasi jemi thuajse të kompletuar”, u shpreh Guardiola.

Manchester City ka shpenzuar vërtetë shumë para me spanjollin në pankinë, por duket se gjithçka ia ka vlejtur, pasi skuadra është kthyer në një ‘makineri suksesi’, teksa ka fituar Carabao Cup, ka hipotekuar titullin kampion dhe vijon të pretendojë Champions Leaguen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency