Merkato

Ikën kryegolashënuesi i Superiores, Bakaj lë Kukësin për Bjellorusinë

Tjetër aventurë jashtë Shqipërisë për Elis Bakajn, pas eksperiencave në Rumani, Ukrainë, Izrael e Kroaci. Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore në këtë sezon ka vendosur të lërë Kukësin në mes të sezonit pasi ka arritur akordin për transferimin në kampionatin bjellorus te skuadra e Shaktjor Soligorsk. Autori i 12 golave në këtë kampionat me Kukësin është bindur nga oferta e klubit bjellorus dhe duke qenë se në këtë shtet merkato e futbollistëve është ende e hapur pasi sezoni i ri fillon pas disa ditësh, Bakaj ka vendosur të lërë përfundimisht verilindorët. Nga shitja e 30-vjeçarit, Kukësi ka arkëtuar më shumë se 100 mijë euro një shifër e konsiderueshme kjo për një futbollist që në muajin qershor do të mbushë 31-vjeç, ndërkohë që vetë Bakaj te Shaktjor Soligorsk një skuadër që në Bjellorusi kërkon të rivalizojë Bate Borisov në garën për titullin kampion, pritet të përfitojë rreth 15 mijë euro në muaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency