Zeman shkarkohet edhe në Serinë B, Pescara i tregon derën
Disa vite më parë ai bërë mrekullinë me Pescarën duke e ngjitur skuadrën abruceze në Serinë A dhe duke zbuluar njëkohësisht dy sulmues që sot janë dy nga më të mirët e Serisë A, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne. Por sot kur kanë kaluar disa vite nga ai sezon ëndrrash për Pescarën dhe Zeman, karriera e trajnerit çek po prek fundin. Zeman është shkarkuar nga drejtuesit e Pescarës pasi në këtë sezon të Serie B, skuadra abruceze nuk po funksionon aspak. Humbja me Citadellan ishte e fundit për Zeman në krye të Pescarës me skuadrën që për momentin pozicionohet në vendin e 13-të në kuotën e 36 pikëve.



