Prehu në paqe Davide! Ngushëllimet e botës së sportit në rrjetet sociale (Foto)
Vdekja e Davide Astorit ka qenë e papritur për të gjithë dhe ka shokuar pa masë opinionin në Itali dhe jo vetëm.
Shumë njerëz nga bota e sportit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, për humbjen e parakohshme të Astorit.
- Obiang – Një humbje e madhe për futbollin
- Boateng – Prehu në paqe
- Floro Flores – Pa fjalë, RIP Astori
- Lega Basket – Të shokuar, jemi pranë familjes dhe klubit të Fiorentinës
- Klubi i Palermos – Presidenti Zamparini dhe i gjithë klubi shprehin ngudhëllimet për humbjen e parakohshme të Astorit. Bashkohemi me dhimbjen e familjarëve të lojtarit
- Sampdoria – Ngushëllimet e presidentit Ferrero dhe klubit tonë
- Kevin Strootman – Nuk kam fjalë
- Lazio – Klubi i bashkohet dhimbjes së familjes dhe Fiorentinës











