Kategoria Superiore

Sedat Berisha: Te Vllaznia si në shtëpi, fitojmë ndaj Flamurtarit

Fjalëpak, ku thuajse për tre muaj ka qëndruar në hije, duke lënë që për të, të flasë fusha. Me paraqitjet e bëra Sedat Berisha është kthyer menjëherë në një prej shtyllave të mbrojtjes së Vllaznisë, ku madje ka shënuar edhe një gol. 28-vjeçari ka dalë për herë të parë përpara mediave, duke dhënë vlerësimet maksimale për Shkodrën dhe kampionatin shqiptar.

Sedat Berisha

“Është intervista e parë që flas për mediat në Shqipëri prej transferimit te Vllaznia. Ndihem shumë mirë në Shkodër, si në shtëpinë time. Jam i kënaqur me qytetin, skuadrën dhe mikëpritjen. Kampionati shqiptar është më cilësor se ai maqedonas”.

Humbja e pësuar në Laç ndërpreu ecurinë pozitive te Vllaznisë me dy fitore dhe një barazim, por Berisha beson se kuqeblutë do të kthehen te suksesi prej sfidës së radhës me Flamurtarin në “Loro Boriçi”.

Sedat Berisha

“Flamurtari është një skuadër e fortë, që ndodhet lart në renditje, por neve nuk kemi frikë. Besojmë se mund të fitojmë, pasi na duhen pikët për të ngritur Vllazninë nga pozicioni ku ndodhet sepse kjo skuadër nuk e meriton. Besojmë te fitorja dhe në çdo ndeshje hyjmë për të marrë maksimumin”.

Edhe pse i afruar rishtazi në Kategorinë Superiore, mbrojtësi i lindur në Shkup e njeh mjaft mirë skuadrën vlonjate, pasi do të ketë përballë disa ish-shokë skuadre dhe ish-trajnerin Duro. Por, në një ndeshje që vlen shumë për mbijetesën, shoqëria do të harrohet për 90 minuta.

Sedat Berisha

“Njoh disa lojtarë të Flamurtarit me të cilët kam luajtur te Shkëndija apo Shkupi. Nga Useini, te Zuka e Pollozhani, apo edhe trajnerin Duro me të cilin kam punuar për gjashtë muaj në Tetovë. Kam shumë miqësi me ata, por në fushë do të luftojmë për ekipet tona dhe do të fitojë më i miri”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency