Kategoria Superiore

Pacult: Jemi ende të brishtë, ja çfarë kam ndryshuar në dy muaj

Kukësi u rikthye te fitorja, duke mposhtur 1-2 Lushnjën e vendit të fundit, por edhe këtë herë verilindorët vuajtën shumë dhe pësuan sërish gol, në mënyrë shumë të lehtë.

Luajtët dhe fituat ndaj vendit të fundit. Pse vuan kaq shumë Kukësi?
Pacult: Kaluam në epërsi 2-0, por gabuam me golin e pësuar, pasi nuk na lejohet të marrim gola të tillë. Në pjesën e dytë, mund të kishim shkuar në 3-1, por shpërdoruam dhe mbetëm në ankth deri në fund. Futbolli kështu është, por rëndësi ka që morëm 3 pikët.

A e dhatë mriatimin për largimin e golshënuesit më të mirë të ekipit, Bakaj?
Pacult:Absolutisht po, pasi kush dëshiron të largohet, e ka derën të hapur. Nuk duhet të harrojmë golat e tij dhe e pranojmë faktin që ka qenë pikë e fortë, por pranojmë vendimin e tij.

Pse Kukësi pëson kaq lehtë gola dhe nuk mban ritmin gjatë gjithë 90-minutëshit?
Pacult:Mendoj se të gjithë shohim futboll dhe ka pak ekipe në futbollin botëror, që dominojnë gjatë gjithë 90 minuitave. Jam dakord që pësojmë shumë lehtë dhe nga java në javë po punojmë për të eliminuar këtë defekt.

Cilat janë gjërat që janë përmirësuar te Kukësi, me ardhjen tuaj?
Pacult:Duhet të keni më pak kujdes, pasi paraardhësi im ka drejtuar për shumë më tepër ndeshje. Këto dy muaj kam dëgjuar shumë gjëra për trajnerin paraardhës, por mendoj se kemi rregulluar shumë gjëra sa i përket lojës. Ideja ime është që të ndërtoj një ekip që të luajë sa më mirë futboll dhe nga dita në ditë do përmirësohemi edhe më shumë. Kur kam ardhur këtu, ishim në vendin e 4-t dhe tani jemi në vendin e dytë. Shpresoj që deri në fund, të bëjmë ndeshje sa më të mira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency