Çuko: Dhamë maksimumin, kaq janë mundësitë tona
Lushnja u impenjua mjaft mirë ndaj Kukësit dhe tregoi një lojë për t’u admiruar, por sërish në fund doli duarbosh, pasi 3 pikët i morën verilindorët.
Keni qenë pranë barazimit. Çfarë duhet të bëjë Lushnja, që përveç lojës, të marrë edhe rezultat?
Çuko: Unë jam shumë i kënaqur me skuadrën dhe me mënyrën e lojës. Bëmë një analizë pas humbjes me Partizanin dhe sot ndryshuam mënyrën e interpretimit. Besoj se po të vijojmë kështu, do t’i hapim punë çdo kundërshtari. Unë këta lojtarë kam në dispozicion dhe mundohem t’i përshtat në fushë. Kemi edhe mungesa terreni, pasi unë skemat po ia shpjegoj ekipit vetëm në tabelë.
A ka ndonjë reagim nga Bashkia, për ndërtimin e fushës së stërvitjes?
Çuko: Normalisht që e di e gjithë Shqipëria problemin tonë. E kemi diskutuar edhe në Bashki, por për 3 muaj që kanë mbetur, është e pamundur të zgjidhet. Shpresojmë që të ndërtohet dhe t’i shërbejë ekipit në vitet e ardhshme.



