La Liga

Vendos Messi, Barça ‘vret’ sërish kampionatin

Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi, Barça ka çuar sërish në 8 pikë distancën nga Atletico e Madridit, dhe ka blinduar pozitat në krye të renditjes.

Në kryendeshjen e javës së 27, sfidën direkte Barcelona-Atletico Madrid, vendasit kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Lionel Messit, që fitoi edhe duelin personal me Antoinne Griezmann.

Ylli argjentinas ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 26’ dhe topi u ndal në rrjetën e portës së Oblak. Ky ishte goli I 3-të radhazi që Messi shënon nga goditja e dënimit, pasi ka shënuar edhe në dy ndeshjet paraardhëse.

Sfida në ‘Camp Nou’ ishte vërtetë spektakolare, ku katalanët e Valverdes kontrolluan lojën dhe morën një 3-pikësh të merituar edhe sipas statistikave.

Ndërkohë që Barça udhëton e qetë drejt titullit kampion, Atletico duhet të përqendrohet në mbrojtjen e vendit të dytë dhe në Europa League, pasi 8 pikë distancë me kreun, janë thuajse të pamundura të rikuperohen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency