Lajme

Shameti: S’ka ndeshje të lehta, rivalitet për zonën europiane

Më shumë se hakmarrje për humbjen e papritur në fazën e dytë, suksesi ndaj Lushnjës i shërbeu Kukësit për të konsoliduar pozitat në vendin e dytë. Ylli Shameti u shpreh në një lidhje me “Zona gol” se deri në fund të kampionatit nuk mund të flitet më për ndeshje të lehta.
“Një nga gabimet që kemi bërë gjatë këtij kampionatin ka qenë humbja 1-3 në fazën e dytë me Lushnjën. Kjo është një nga arsyet pse diferenca me Skënderbeun është e madhe. Fitorja na jep mentalitetin e duhur për ndeshjet e ardhshme.”
Shameti nuk dëshiron të bëjë krahasime mes Milinkovic dhe Pacult.
“Jemi në një moment të mirë me Pacultin, pavarësisht se nuk kemi marrë pikët maksimale. Jemi në zonën europiane, por janë disa ekipe që pretendojnë vendin e dytë apo të drejtë.”
Ecuria në “Zeqir Ymeri” nuk ka qenë ajo e duhura, me vetëm 4 fitore në 12 ndeshje. Shameti thekson se skuadra duhet të jetë më cinike për të marrë maksimumin e pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency