Lajme

Turneu “Adem Jashari”, Shqipëria mposhtet në finale nga Maqedonia

Kombëtarja Shqiptare e futbollit të Sallës, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka humbur në finalen e edicionit të nëntë të turneut “Adem Jashari”, ndaj Maqedonisë me penallti me rezultatin e përgjithshëm 7-8 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Koha e rregullt përfundoi rezultatin 3-3, më pas në dy shtesat nga 5 minuta ndeshja u mbyll po barazim 5-5, ku kuqezinjtë nuk kanë mundur dot të trimfojnë përballë fqinjve.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Fidan Gashi, Mentor Mejzini, Narcis Alibegu, Halim Selmanaj, Rei Karaja.

Golat për Shqipërinë i shënuan Mentor Mejzini (5’), Agon Ramadani (26’), Narcis Alibegu (38’, 49’) dhe Halim Selmanaj (42’).

Përfaqësuesja e futsallës në këtë turne të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës e mbyll pjesëmarrjen në vendin e dytë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency