Kategoria Superiore

Laçi pa identitet, përveç rezultateve ka humbur edhe lojën e bukur

Humbja në Korçë ndaj Skënderbeut dha sinjalet se për Laçin ashtu si dhe një pjesë e mirë e skuadrave është e vështirë ruajtja e ritmit me 3 ndeshje në javë.Kurbinasit kanë treguar limite të shumta në javët e fundit duke treguar shenja të lodhjes. Ndaj Skënderbeut u ndjenë shumë mungesat e Ansi Nikës, Regi Lushkes dhe Fjoart Jonuzit që hyri në fushën e lojës në mesin e pjesës së dytë. Por mbi të gjitha tek bardhezinjtë po ndjehet mungesa e golit nga ana sulmuesit Reginaldo, që është ndalur nga sfida me Kamzën, për të mos arritur më tek rruga e rrjetës. Në 7 sfidat e kampionatit për vitin 2018, Laçi ka marë vetëm një fitore, atë ndaj vllaznisë, ndërkohë që janë 3 barazime dhe 3 humbje për pjesën e mbetur. Presioni i mosarritjes së rezultateve duket se ka vënë në vështirësi ambientin bardhezi, që ndryshe nga kampionati në Kupë ecën në mënyrë perfekte. Por pavarësisht kësaj periudhe jo të mirë, kurbinasit janë ende aty, në garë për zonën europiane por tashmë nuk po tregojnë lojën e tyre. Që nga ardhja e trajnerit Gentjan Mezani, rezultatet jo gjithmonë i kanë buzëqeshur Laçit, por të paktën loja e treguar ka qënë e një niveli të jashtëzakonshëm. Pikërisht këtë ka humbur në javët e fundit Laçi, që në Korçë provoi dhe ndryshimet në vendosje, me Shtubinën në mbrojtje dhe Fangaj në sulm, eksperiment që nuk doli me sukses. Për trajnerin Gentjan Mezani kjo është një javë shumë e rëndësishme, pasi përballë ka Flamurtarin, kundërshtar të cilit i ka marë pikët e plota në dy faza, por të dyja ndeshjet janë mbyllur me polemikat për gjykimin. Ndoshta rikthimi i futbollsitëve nga pezullimi mund të ndryshojë situatën tek bardhezinjtë që ende shpresojnë për një nga 3 vendet e para në klasifikim.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency