Futboll

Trondit Mahrez: Tërhiqem nga futbolli për arsye shëndetësore!

Një postim në Facebook i Riyad Mahrez ka tronditur futbollin anglez dhe jo vetëm. “Ylli” i Leicester City-t ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 27-vjeçare, me sa duket për shkak të problemeve shëndetësore. Mirëpo ky postim i futbollistit algjerian gjithsesi, ka shumë enigma për të sqaruar.

“Pas një konsulte të fundit me mjekët ka vendosur që qëndroj larg futbollit. Tani që koha ime si futbollit ka përfunduar, do të doja të thosha disa fjalë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe mirësjelljen që keni treguar ndaj meje, do të jeni gjithmonë në zemrën time.”

Sipas “Sky Sport UK, ndoshta profili në Facebook i Mahrez është hakeruar, por e vërteta është që nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga klubi.

Dyshimet janë të shumta, sepse Mahrez pak orë më parë kishte hedhur në Twitter një video ku shfaqej duke u stërvitur me Leicesterin. Edhe pse kanë kaluar disa orë, postimi nuk është fshirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency