E shtuna futbollistike në Supersport, PSG për të shfryrë dufin ndaj Metz, luhet derbi i Veronës
Në Itali takimi i mbrëmjes ofron derbin Verona – Chievo, ndërsa në Serinë B interes ngjall dueli i orës 15:00 Pescara – Parma. Le Championnat rikthen kampionët në fuqi, me Paris SG që në orën 17:00 në kryeqytet pritet të shfryjë dufin e dështimit në Europë ndaj Metzit të vendit të fundit, ndërkaq në Holandë në orën 19:45 në Tilburg luhet takimi Willem – PSV Eindhoven, sidoqoftë në Supersport nuk do të mungojë si përherë as Bundesliga, ku në orën 15:30 do të luhet fillimisht klasikja Bayern – Hamburg ndërsa në mbrëmje takimi Leverkusen – Gladbach, ndeshje të cilat gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të mund t’i ndjekin nëpërmjet kanalit Eurosport 2.



