Batha: Partizani meriton Europën, japim maksimumin
Kapiteni Batha ishte lojtari më i mirë i sfidës mes Partizanit dhe Luftëtarit, jo vetëm për dy golat e shënuar, por edhe për mënyrën e lojës.
Shënuat dy gola dhe luajtët shumë fort, por edhe ky Partizan u duk mjaft i bukur dhe efikas.
Batha: Më vjen mirë që mendoni kështu për Partizanin. Ekipi ka luajtur mirë që prej rikthimit nga faza përgatitore. Kemi element mjaft të mirë në ekip dhe nga java në javë po shprehemi edhe më mirë.
Çfarë ka ndryshuar që prej largimit të Starovës?
Batha: Ndryshimet janë bërë brenda familjes dhe nuk është vënë re ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Gjithsesi, çdo trajner ka idetë e veta, që kërkon t’i vërë në praktikë. Në javët në vijim do të vihet re më qartë ndryshimi mes Starovës dhe Dalipit.
Do të rivalizoni me Flamurtarin dhe Laçin, për Europën. Pse mendoni se duhet të shkojë Partizani?
Batha: Partizani ka lojtarë më të mirë se Laçi dhe Luftëtari, por edhe përgatitje shumë më të mirë fizike. Edhe ne lojtarët e ndjejmë presionin e mungesës së rezultateve. Na takon që të nxjerrim ekipin nga situate e vështirë. Ndryshimet e trajnerëve kanë pasojat e veta, ndaj nuk kemi marrë maksimumin.
Çfarë ndodhi në momentin e futjes së tifozit në fushë?
Batha: Tifozin nuk e pashë, por arbitri i ra bilbilit përpara se Trashi të gjuante dhe normalisht veprimi ishte korrekt.



