Dita: Shfrytëzoj shansin tim, goli për gjyshet që nuk jetojnë
Bruno Dita po shndërrohet në një titullar i formacionit të Skënderbeut dhe po shpërblen më së miri besimin e Ilir Dajës.
Titullar në 3 takimet e fundit. Çfarë ka ndryshuar tek ti?
Dita: Ndoshta ngaqë kam marrë më shumë minuta dhe po shfaq më shumë veten në këto takime.
Ke një dedikim për golin?
Dita: Po, për gjyshet e mia, që kanë ndërruar jetë para pak kohësh.
Cili është roli ku ndihesh më mirë në fushë?
Dita: Pozicioni im ideal është ai që luajta sot, mesfushor në qendrën e majtë, në një mesfushë me 3.



