Diego Costa “tërbon” Conten me një postim në Instagram
Diego Costa u largua me polemika nga Chelsea, për shkak të trajnerit Antonio Conte, dhe duket se lojtari nuk e ka kapërcyer ende këtë fakt. Diçka të tillë e vërteton edhe një postim i 29-vjeçarit në Instagram, ku sulmuesi postoi formacionin e ish-skuadrës së tij, për të treguar se po e ndiqte sfidën me Barcelonën. Dhe ajo që ra në sy në postimin e tij ishte fshirja e emrit të trajnerit të “Bluve të Londrës”. Mesa duket Costa ende i mban mëri teknikut italian për mënyrën e sjelljes së tij ndaj lojtarit të kombëtares së Spanjës.



