Rojo rinovon me Manchester United deri në 2021-in
Kohë rinovimesh në shtëpinë e Manchester United. Marcos Rojo, mbrojtësi argjentinas i Djajëve të Kuq ka zgjatur bashkëpunimin me klubin anglez dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e 20-herë kampionëve të Anglisë deri në verën e vitit 2021, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rojo është pjesë e Manchester United që nga viti 2014, kur u transferua nga Sportingu i Lisbonës për shumën e 20 milionë eurove.



