Futboll

E shtuna futbollistike në Supersport, luhen çerekfinalet e FA Cup, Man.United e Tottenham duan 1/2-at

Në Angli është koha e çerekfinaleve të FA Cup. Kompeticioni më i vjetër në planet në rang klubesh ofron në këtë raund tre çifte me ekipe të Premiershipit. United klubi i dytë më i suksesshëm në gjithë historinë e këtij aktiviteti, vetëm katër ditë pas eliminimit në Champions nga Sevilja do të presë në orën 20:45 në Old Trafford Brighton & Hove Albion, ndërsa në orën 13:15 Tottenham Hotspur luan shanset e fundit për të siguruar trofeun e parë pas plot një dekade, teksa do të përballet me Swansea City-n në Uells pa lojtarin kryesor Harry Kane. Në ishull spikat gjithashtu edhe dueli i orës 18:30 Liverpool – Watford, takim i vlefshëm për Premier League-n, sidoqoftë pas humbjes së derbit të Anglisë “të kuqtë” do të bëjnë çmos për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin e tretë. Në Holandë pas disfatës së turpshme 5-0 në Tilburg PSV-ja ka një rast të shkëlqyer për të marrë 3 pikët ne Eindhoven ndaj një kundërshtari si Venlo, ndërsa në Primera Division luhet takimi Valencia – Deportivo Alaves, gjithsesi në Supersport si gjithmonë nuk do të mungojnë emocionet e kampionatit gjerman, që në orën 18:30 ofron duelin interesant Wolfsburg – Schalke, ndeshje të cilën gjithë të apasionuarit e Bundesligës do të kenë mundësi për ta shijuar nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency