Bushi qan mungesat: Ja pse e thirra Manajn
Përfaqësuesja shqiptare e 21 vjecarëve do të ketë dy sfida mjaft të rëndësishme kundër Sllovakisë, por kuqezinjtë vijnë me probleme në keto dy takime. Trajneri Alban Bushi nuk ka te dispnueshem 5 lojtarë për shkak demtimi, kurse Ramadani e Abazaj jane pjesë e kombëtares A. Tekniku pranon se do kish dashur shume që këta dy të fundit t’i kishte në dispozicion.
“Kemi disa mungesa pasi nuk kam 8 futbollistë për takimet e radhës. Selmani mund të jetë i dëmtuar dhe 2 lojtarë që ikën te Kombëtarja A bëjnë 8 lojtarë të rëndësishem për ne. Ndeshjet me Sllovakinë janë shumë të rëndësishme për ne, pasi janë pretendente për vendin e dytë. A është konsultuar Panucci me ju?Kemi folur për Ramadanin, e dija se do ta merrte. Abazajn vendosi vetëm pardje për ta marrë, pasi ekipi i Kombëtares kishte mungesa. Më vjen keq si trajner, pasi kemi më shumë mungesa. Mendoj se tashmë Panuçi mund të kthejë kokën mbrapa, që nga portieri deri te sulmuesi”.
Bushi foli edhe për rikthimin e Rey Manajt teksa u shpreh i keqardhur për dëmtimin e Mucollit për të cilin deklaroi së është një futbollist që i ka cilesitë për t’u grumbulluar edhe nga Panucci.
“Kam folur gjatë me Rein. Ka qenë gjithmonë në planet tona. Ai mban peshë të madhe si te shpresat dhe tek ekipi A. Për shumë arsye nuk ka qenë i grumbulluar. Jam i sigurt se do të bëjë më të mirën. Ka kualitet. Ka filluar të luaje dhe shpresoj që nesër të luajë dhe të jetë i gatshëm për ditën e premte”.
Sllovakia ka nje skuadër kompakte dhe ka dicka më shume se Shqipëria, por nuk do ta kete të thjeshte kundër kuqezinjve.
“Kanë diçka më shumë se ne, pasi të gjithë lojtarët e Sllovakisë kanë minuta me ekipet e tyre. Janë lojtarë formacioni. Ekipi ynë nuk ka minutat e duhura, shpresoj që sezonin tjetër të kenë minutat e duhura. Kjo mund të minimozohet”.
Në listen me 25 emra që Bushi ka perzgjedhur për dy takimet kundër Sllovakisë ndodhet edhe talenti i Interit, Armand Rada.
“Rada është lojtar i mirë e kemi marrë nga U-19. Mund të futet me ne”.



