Ligue 1

Depay shënon në fund, Lyon fiton 2-3 me Marseille

Lyoni mori një fitore të madhe dhe me përmbysje në “Velodrome” ndaj Olimpique Marseille, që edhe pse kaloi e para në avantazh nuk diti ta menaxhonte si duhet lojën. Rolando entuziazmoi të pranishmit në stadium në minutën e 31-të, por Adil Rami devijoi topin në portën e tij me skuadrat që shkuan në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes.
Në fillim të pjesës së dutë Aourar i dha epërsinë Lyonit, por Mitroglou barazoi 2-2 tetë minuta para fundit.
Atëherë kur pritej vetëm vërshëllima e kryesor holandezi Depay shënoi me kokë një gol të pabesueshëm, që i dha fitoren Lyonit. Ky rezultat e ngushtoi në vetëm 2 pikë diferencën mes këtyre dy skuadrave, me Marseille që mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Lyoni ka 57.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency