Sociedadi shkarkon trajnerin Eusebio Sacristan
Eusebio Sacristan nuk është më trajneri i Real Sociedad. Dy humbjet e fundit në kampionat rezultuan fatale për fatin e 53-vjeçarit në krye të skuadrës. Lajmi u konfirmua nga vetë drejtuesit e klubit, të cilët e falenderuan ish-trajnerin për gjithçka që ka bërë për skaudrën duke i uruar atij suksese të mëtejshme. Sacristan e mori drejtimin e Sociedad në nëtor të 2015-ës dhe që atëherë e ka udhëhequr ekipin në 112 ndeshje ku në sezonin e dytë të tij arriti ta kualifikojë ekipin për në Europa League.



