Kombëtare

Programi para miqësores me Norvegjinë, stërvitje dhe aktivitet social

6 ditë në dispozicion për stërvitjen, dy prej tyre me nga dy seanca stërvitore në harkun e 24 orëve, komunikim i vazhdueshëm me mediat, dhe në mes edhe një aktivitet sensibilizues në ndihmë të fëmijëve autikë. Është ky programi i Kombëtares Kuqezi në përgatitjet për miqësoren me Norvegjinë, që do të luhet të hënën e ardhshme, në orën 19:00, në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Supersport. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi axhendën e Panuccit për testin e radhës për konsolidimin e grupit që ka si mision final kualifikimin në Europianin e 2020-ës.

Nuk do të ketë një seancë stërvitore për ditën e hënë, e parashikuar për grumbullimin e plotë të lojtarëve në orët e mbrëmjes, me përgatitjet që do të nisin pasdreken e së martës në Kompleksin Tropikal, të mërkurën ngarkesa rritet me futbollistët që do të kryejnë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Ditën e enjte në orët e paradites, futbollistët e Kombëtares do të impenjohen edhe në një event me karakter social në bashkëpunim me Shoqatën e Fëmijëve Autikë, duke u stërvitur vetëm pasdite, ndërsa e premtja do të riktthehet me dy seanca.

Në fundjavë, kur do të qartësohet gjithçka edhe për sa i përket formacionit, Panucci ka zgjedhur të zhvillojë nga një stërvitje në ditë, duke preferuar mëngjesin për seancën e së dielës një ditë para ndeshjes, kur do të dalë së bashku me kapitenin para kamerave për konferencën e zakonshme për shtyp para sfidës me Norvegjinë. Trajneri italian do të jetë sërish para gazetarëve edhe pas takimit për bilancin përmbledhës, ndërkohë që komunikimi mediatik i kuqezinjve do të jetë i përditshëm, me nga dy futbollistë në sallën e konferencave për shtyp.

 

Programi i Kombëtares:

E hënë, 19 mars

• Konferencë për shtyp e trajnerit Panucci në selinë e FSHF-së.

• Grumbullimi nis në orën 19.00 në “Tropikal. Stërvitje nuk ka.

E martë, 20 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.

• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(E gjithë stërvitja e lirë për mediat për ta ndjekur e xhiruar)

E mërkurë, 21 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.

• Ora 10.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

• Ora 16.00– Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E enjte, 22 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.

• Eventi në Shoqatën e Fëmijëve Autikë me lojtarët e ekipit kombëtar

(stërvitje para dite nuk do të ketë – Ora 10.45)

• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(E gjithë stërvitja e lirë për mediat për ta ndjekur e xhiruar)

E premte, 23 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.

• Ora 10.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

• Ora 16.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E shtunë, 24 mars

• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.

• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E dielë, 25 mars

• Konferenca e trajnerit Panucci me kapitenin: “Tropikal”, ora 13.15.

• Ora 10.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”

(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E hënë, 26 mars

• Ndeshja SHQIPËRI-NORVEGJI (Konferenca për shtyp pas ndeshjes)

Intervistat me lojtarët te Zona MIX (pas ndeshjes)

E martë, 27 mars

• Konferenca përmbyllëse e trajnerit, ora 11.00 në selinë e FSHF-së.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency