Merkato

Betëjë Milan-Liverpool për Andre Gomes, The Reds më pranë portugezit

Milani ka nisur nga puna për të siguruar shërbimet e Andre Gomes të Barcelonës, por tratativa e kuqezinjve ka hasur në pengesën që quhet Jurgen Klopp. Sipas mediave italiane, trajneri i “the reds”, ka nisur menjëherë bisedimet me vëllain e futbollisit që njëkohësisht është edhe menaxheri i tij. Gjermani e shikon 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Emre Can, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Liverpool është gati ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit, gjë që i favorizon shumë, pasi maksimumi që mund të bëjë klubi italian për futbollistin është huazimi me të drejtë belrjeje  përfundimtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency