Seanca e fundit në Durrës, Panucci me grupin të plotë
Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi paraditen e kësaj të diele seancën e radhës stërvitore para takimit miqësor me Norvegjinë në Elbasan Arena. Në ditët e shtatë të grumbullimit Panucci tashmë e ka të qartë për formacionin që do të hedhë në fushë, me grupin të plotë nën urdhrat e tij.
Pas konferencës për shtyp ekipi do t’i drejtohet Elbasanit, ku do të qëndrojë i grumbulluar deri në përfundim të sfidës me nordikët. Gjatë pasditës stafi teknik mësohet se ka programuar një analizë të detajuar me video, gjatë se cilës lojtarët do të marrin udhëzimet përkatëse.



