Merkato

Manchester United dhe Arsenali, gati të paguajnë 50 milionë euro për Hysajn

Elseid Hysaj është një prej aseteve më të rëndësishme të Napolit, por edhe një prej lojtarëve më të dëshiruar në merkato nga gjigantët europianë. Mbrojtësin kuqezi ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atleticos së Madridit, Juventusi dhe Bayernit të Mynihut, por listës i shtohen edhe dy ekipe më peshë nga Premier League. Manchester United dhe Arsenali duket se janë të gatshëm të bëjnë hapa konkretë për  blerjen e 24-vjeçarit. Dy ekipet angleze për të bindur drejtuesit e Napolit pritet të ofrojnë 50 milionë euro, aq sa është edhe vlera e klauzolës largimit të Hysajt.

Sidoqoftë,  presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është  konsultuar me teknikun Sarri në disa raste dhe përfundimi ka qenë i prerë, Hysaj nuk largohet.

Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund te lufta për titullin e Serisë A, pasi me hapjen e merkatos verore gjithçka mund të ndodhë. Të kaltrit vështirë se mund t’i refuzojnë milionat për Elseid Hysajn, por edhe vetë kuqeziu nuk do ta refuzonte kalimin në ndonjë prej skuadrave më të mëdha të arenës ndërkombëtare. Gjithsesi, duhet pritur përfundimi i sezonit për të kuptuar më mirë se cila do të jetë e ardhmja e Elseid Hysajt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency