5 lojtarët që Messi nuk i do më më te Barcelona
Mediat shpeshherë kanë aluduar se është Lionel Messi ai që vendos për trajnerët apo lojtarët te Barcelona. Dhe sipas lajmeve më të fundit që raporton “Diario Gol”, sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit katalanas që në merkaton e verës të largojë 5 lojtarë. 30-vjeçari dëshiron ta shohë ekipin sa më mirë dhe i ka këshilluar drejtuesëve të largojnë lojtarët që janë më pak të përdorur. Emrat e këtyre lojtarëve mësohet të jenë: Andre Gomes, Paco Alcacer, Aleix Vidal, Lucas Digne e Denis Suarez.



