Besiktasi rivalitet Interit, ofertë PSG-së për Pastoren
Javier Pastore është ende një objektiv i Interit në merkato. Pavarësisht dështimit të bisedimeve në muajin Janar mes zikaltërve dhe Paris Saint-Germain, skuadra italiane nuk mendon të heqë dorë nga kartoni i argjentinasit. Megjithatë së fundmi në garë për 28-vjeçarin është edhe Besiktas, që duket më afër se Interi për gjetjen e akordit me mesfushorin. Skuadra nga Stambolli mësohet se i ka paraqitur ofertë prej 10 milionë eurosh klubit parizien, por që për momentin nuk përputhet me kërkesën e tyre, rreth 15 milionë Euro.



