Kukësi drejt Vlorës për të konsoliduar pozitat
Kukësi është skuadra më në formë e momentit, dhe nëse do të përjashtohet humbja në Gjirokastër ndaj Luftëtarit atëhere do të flisnim me superlativa për kampionët e vendit. Ndalesa e kampionatit nuk erdhi në momentin e duhur për verilidnorët megjithatë Peter Pakult shpreson të vijojë rrugën e nisur. Java 27-të i dhuron një transfertë të vështirë, në Vlorë ndaj flamurtarit rival në garën europiane. Në një sfidë të tillë kampionët shkojnë pa mesfushorin Besar Musolli i cili do të mungojë për arsye pezullimi, një mungesë e rëndësishme duke parë formën e mirë që po kalontë 29-vjeçari, por edhe rëndësinë që ka në skuadër. Ndaj Flamurtarit në mesfushë pritet të rikthehet në fushë Eni Imami që si titullar mungon prej 24 shkurtit në fitoren ndaj Laçit. Në seancat stërvitore të javës optimizmi është parë tek grupi i lojtarëve të cilët kanë marë premtimin e një premioje financiare në rast të suksesit në këtë 90 minutësh. Një sukses ndaj Flamurtarit rrit kuotat e konsolidimit të vendit të dytë, duke mbajtur larg një kundërshtar direkt për këtë objektiv, por jep një shtysë të madhe edhe në aspektin psikologjik. Këtë edicion kampionët nuk kanë arritur të shijojnë fitoren ndaj Flamurtarit duke i mbyllur sfidat në barazim 1-1, një rezutlat që mund ti kënaqë përgjysmë edhe në këtë fazë të tretë.



