Lajme

Ismail Morina i shpëton ekstradimit në Serbi, shumë pranë lirimit

Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballisti, i shpëtoi ekstradimit në Serbi. Tifozi kuqezi që mori përsipër edhe ngritjen e dronit në Beograd në mbrëmjen famëkeqe të 14 tetorit 2014 fitoi betejën e parë, edhe pse lufta do të vazhdojë.Pasi e mbajtën për 9 muaj me radhë në burg në Kroaci, beteja ligjore u fitua përgjysmë, sepse nëpërmjet avokatit të tij, i riu nga Kukësi i shpëtoi ekstradimit në Serbi, vendin që kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për akuzën e nxitjes së urrejtjes mes popujve.

Me Kroacinë që hodhi poshtë kërkesën e tij për azil, zgjidhja më e mirë për Ismail Morinën u shndërrua transferimi prej kësaj mesjave në një burg të Italisë, aty ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë. Një avantazh i Ballistit përtej Adriatikut është fakti se ai është rezident prej shumë vitesh në këtë vend, ku madje edhe bashkëshortja e tij është italiane.Sipas burimeve pranë tifozit, transferimi në Itali bën që të afrohet fundi i kalvarit që nisi me ndalimin në Zagreb më 10 qershor 2017, ndërsa tashmë besohet se lirimi përfundimtar është mjaft pranë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency