Trapp pëson gol nga Brazili, e dashura relaksohet në plazh (Foto)
Ndërkohë që i fejuari i saj luante si titullar në sfidën mes Gjermanisë dhe atdheut të saj, Brazilit, Izabel Goulart kishte zgjedhur viset e ngrohta, për të shijuar diellin dhe plazhin.
Bëhet fjalë për modelen e njohur braziliane, që prej kohësh është në një lidhje me portierin gjerman të Paris Saint Germain, Kevin Trapp.
“Para ndeshjes i shkrova se do të shkoja në Francë për ta takuar, vetëm nëse do të fitonte Brazili”, deklaroi me humor Izabel, në një program sportiv në Brazil.


















