Basketboll

Euroleague, Zalgiris Kaunas në play off, Khimki fiton me Fenerbahcen

Euroliga e basketbollit ka përcaktuar tashmë 8 skuadrat që sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në fazën plasy off. Në fakt, nuk pritej që të kishte ndryshime në raundet e mbetura të sezonit të rregullt, pasi diferenca e vendit të tetë, që mbahet nga Zalgiris Kaunas, dhe Maccabit të Tel Avivit ishte e tillë që vetëm një mrekulli mund t’i kualifikonte izraelitët në play off.

Maccabi u mposht në raundin e 29-të nga Baskonia 83 – 72, duke zhgënjyer përballë skuadrës spanjolle.

Arrin të fitojë edhe Olimpia e Milanos ndaj Bamberg me rezultatin 83 – 78, por kjo ndeshje u zhvillua sa për statistikë, pasi të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës.

Khimki e Moskës tregoi forcën në shtëpi ndaj Fenerbahces 73  – 64, ndërsa Barcelona fitoi 107-83 në fushën e Anadolu Efes. Ndeshjet e mbetura në sezonin e rregullt luhen vetëm për renditjen e tetë skuadrave të para, që do të marrin pjesë në play off.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency