Kategoria Superiore

Lika: Duhet t’i mbyllim më shpejt ndeshjet

Në lidhjen direkte me “Gol pas Goli”, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika theksoi se ndaj Lushnjën që konsiderohet e rënë nga kategoria nuk ishte e thjeshtë, sepse ndeshja mbeti e hapur deri në fund.

 “Të gjithë thonë se është e thjeshtë ndaj Lushnjës, por ne e pamë se ishte e vështirë, sepse nuk arritëm të shënonim dot një gol të dytë me lehtësi për  ta mbyllur takimin. Jemi shpërblyer nga një kundërsulm në momentin e fundit. E nisëm pjesën e parë në mënyrën e duhur dhe kundërshtari u mundua të mbyllej sa më mirë mbrapa. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe kjo na ndodhi edhe sot.”

Lika nuk mund t’i fshihet faktit që skuadra që ai drejton lufton për një objektiv historik, pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

“Objektivi i parë ishte t’i largoheshim fundit, por me këto rezultate pretendimet janë për më lart. Tashmë duhet të mendojmë për çdo kundërshtar dhe duhet të jemi më prodhues në aspektin sulmues, për të realizuar sa më tepër gola. Në pjesën më të madhe të lojës kemi qenë të qetë, por me kalimin e minutave situata u vështirësua. Nxitimi në pasin e fundit na krijon këto probleme.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency